Tha se sëmundja e nënës së Bardhit ështe e stisur, motra e këngëtarit i përgjigjet Sarës: Asnjë fëmijë…

Showbiz

Tha se sëmundja e nënës së Bardhit ështe e stisur,

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi mbrëmjen e djeshme ka lënë me dëshirë shtëpinë e “BBVIP”, pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi se nëna e tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

E dashura e artistit, Sara Gjordeni ngriti dyshime se lajmi mund të mos jetë i vërtetë, duke “thumbuar” menaxherin e Bardhit, Jetmir Agaj.

Megjithatë rreth këtyre aludimeve ka reaguar vetë menaxheri, i cili ka përcjellë fjalët e motrës së Bardhit.

Ajo ka treguar se gjendja e nënës së këngëtarit është e njëjtë, dhe për këtë gjë nuk duhet të dyshohet.

“@aferditvidrizi: Përshëndetje miq dhe familjare.. Ju detyrohem një shpjegim te gjithëve për gjithçka qe dëgjova sonte ne prime. Gjendja e mamit është e njëjtë ..

Jam tmerrësisht e dëshpëruar nga fjalët dhe vetëm nga dyshimi i cili behet për Nënën te cilën asnjë fëmije nuk e përdore per nje loje qe aspak ska rendësi ne jeten tone!!!!!!”- ka shkruar ai.

CFARE DEKLAROI SARA?

Pas daljes së Bardhit, reagoi edhe Sara, e cila përfshiu edhe palë të treta, duke hedhur dyshime mbi arsyen e largimit të të dashurit të saj.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët…

Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja Sara Gjordeni nga studioja e Big Brother VIP./PanoramaPlus

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion