Balla: Shqipëria pret drejtuesit më të lartë të policisë nga Europa dhe bota më 11-13 qershor

Politikë

Balla: Shqipëria pret drejtuesit më të lartë të

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka njoftuar ditën e sotme se Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Balla njofton se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 qershor të këtij viti, drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit.

Sipas Ballës, vendimi për të zhvilluar këtë konferencë në vendin tonë vjen si vlerësim i performancës së lartë të policisë shqiptare dhe bashkëpunimit të ngushtë të kësaj të fundit me INTERPOL, ndërveprim i cili u konkretizua me ekstradimet e sotme të dy shqiptarëve nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dh me kapjen nga policia spanjolle e Lutfi Xekës, i cili ishte i dënuar me 4 vite burg nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi.

"Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike.

Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Në vlerësim të rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit, Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit. 

#krenarpërshqipërinë",- shkruan Balla.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion