EMRI/ Kapja e 51 kg drogë në "Audin Q7" në Kapshticë, arrestohet një person i katërt

Aktualitet

EMRI/ Kapja e 51 kg drogë në "Audin Q7" në

Policia e Korçës ka arrestuar një person të katërt në kuadër të operacionit “Again” të ekzekutuar tre ditë më parë, ku u kap 51 kg lëndë narkotike kanabis në pikën doganore të Kapshticës.

Ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë. Sipas autoriteteve policore, ai akuzohet si bashkëpuntor i 42-vjeçarit Julian Suljoti.

“Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin Julian Suljoti, i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Julian Suljoti u arrestua tre ditë më parë në doganën e Kapshticës, pasi kishte fshehur në shasinë e automjetit tip “Audi Q7” që e drejtonte vetë, 51 kg kanabis, të ndarë në pako, që dyshohet se do e trafikonte në drejtim të Greqisë.

Si bashkëpunëtorë të tij u arrestuan dhe shtetasit Endri Merolli, 28 vjeç dhe Stelio Suljoti, 24 vjeç, banues në Korçë. Autoritetet policore bënë me dije se ata ishin në hetim prej 1 viti nga uniformat blu.

Ndërkohë, Policia sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, e cila u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në një fabrikë riciklimi për vajrat e automjeteve, në pronësi të shtetasit Julian Suljoti.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion