“Të kam lakmi burrin, më çudit pse rri me ty”/ Si e priti Kiara Tito komentin e ndjekëses?

Showbiz

“Të kam lakmi burrin, më çudit pse rri me ty”/ Si e

Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”. E siç ndodh me personazhet e njohur të ekranit, kurioziteti për të ditur sa më shumë detaje rreth jetës së tyre është i madh.

Një fans në fakt nuk i ka bërë pyetje, por ka komentuar partnerin e Kiarës, Luiz Ejlli. Ajo shprehet se i ka lakmi burrin dhe është e çuditur se pse rri akoma me të.

“Për të vetmen që të kam lakmi është burrin që e ke, është shumë ‘hot’. Po më çudit pse rri me ty”, i ka shkruar ndjekësja.

“Pse rri me mua tiii?”, është përgjigjur Kiara duke etiketuar Luizin dhe duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Kujtojmë se e ftuar në emisionin “Wake Up”, Kiara foli edhe lidhur me filmin e ri me Luizin, ku ajo u shpreh:

“Prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe do jetë më e thjeshtë për publikun, që të qëndrojmë tek emrat tanë por me mbiemra të tjerë. Nuk ka të bëjë me historinë tonë të dashurisë, por mesazhi është pak a shumë i njejti.

Kemi dhe një detaj tjetër. Do të jetë dhe Heidi tek një pjesë. Do ta shohim si aktore, ka dalë shumë bukur, do shihni një anë tjetër të saj”.

 

 

ME TE LEXUARAT