Të gjithë e njohim si Bora Zemani, por ky është emri i vërtetë i moderatores së "Për'puthen"
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 08:29
Showbiz

Bora Zemani është nga prezantueset më të dashura për publikun shqiptar. Brunja bukuroshe pëlqehet nga të gjitha moshat falë prezantimit të programeve që janë shumë të ndjekura.
Por a e dini se Bora nuk është emri i vërtetë i saj?
Prezantuesja quhet Borana dhe emrin ia vendosi nëna e saj, e cila kishte parë operën shqiptare “Borana” në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Bora ditëve të fundit ka qenë shumë e përfolur edhe pas deklaratave të ish-të dashurit të saj, aktorit Donald Veshaj, i cili kur u pyet për një mundësi ribashkimi nuk dha përgjigje duke lënë dyshime se diçka e tillë mund të ndodh në të ardhmen.


