Të dashuruar marrëzisht, Ilnisa zbulon planin me Meritonin: Ai do bëjë tatuazh buzët e mia, ndërsa unë…

Showbiz

Të dashuruar marrëzisht, Ilnisa zbulon planin me Meritonin: Ai do

Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte e ftuar në studion e “Ëake Up”. 

Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.

Meritoni ka refuzuar që të bëjë një tatuazh brenda BBV3, duke u shprehur se dëshiron që ta bëjnë së bashku kur të dalë ai.

E pyetur nëse do të ndodhë kështu, Ilnisa tha: “Besoj se po. Ai do që të bëjë tatuazh buzët e mia, kurse unë do bëj kafshimin e tij. Ka qenë një ide shumë e bukur. Na erdhi tek Dhoma e Bardhë.”

Duke qenë tek Dhoma e Bardhë, si ka qenë ajo eksperiencë për ty?

“Një përvojë shumë e vështirë. Ka qenë pyetja më e shpeshtë nga miqtë e mi pasi dola. Kur arrita të mund mendimet e mia aty, nuk i trembem asgjëje në botë. Atje punon truri shumë shpejt, e ndien që punon dhe vërshon me një ritëm shumë të shpejtë. Ishte një shkollë e jashtëzakonshme”, tregon gazetarja.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion