"Të bëfsha gjeneratën" i kushtoi postin në PS, Joleza Koka "rrezikon jetën", ngjitet në ndërtesën më të lartë

Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka pas zhurmës së krijuar para disa vitesh në media dhe brenda Partisë Socialiste me fjalimin e saj aspak të zakonshëm, ka publikuar një video nga “Downtoën Tirana”, ndërtesa më e lartë në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë.
Në videon e postuar në Twitter, Joleza duket teksa ecën buzë ndërtesës pa frikë për jetën e saj.
Hello from Tirana ❤️ pic.twitter.com/qd0QEcJefl
— Joleza Koka (@jolezakoka) May 12, 2021
Joleza Koka, u largua nga drejtimi i FRESSH në vitin 2016, pasi u kryqëzua për fjalimin e saj "Të bëfsha gjeneratën" ku shpjegonte sesi kishte kaluar natën tek shoqja e saj që jetonte në një pallat me Saimir Tahirin, i cili mbante në atë kohë postin e Ministrit të Brendshëm.
“Jam ende me veshjen e mbrëmjes së djeshme, kur kishim një festë në lokalin që përmenda, ku ishte edhe ministri Klosi. Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime, që është në të njëjtin pallat me ministrin Tahiri, e në fakt vura re se rojet ishin ende poshtë”, u shpreh në atë kohë Joleza.


