Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip, Greta Kazazi: Do jem pjesë e familjes së…

Showbiz

Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip, Greta

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi, ishte sot e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

 Ajo foli për pushimet verore me partnerin e saj, Onno si dhe për marrëdhënien që ka me prindërit e tij.

Duke folur për festën e madhe që bëri me rastin e 25 vjetorit të lindjes, ajo tha se ishte si shenjë falenderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur si dhe për të bashkuar gjithë familjen.

“Ishte 25 vjetori im, plus vajzat e kanë qejf të bëhen të bukura. Ka qenë viti i parë që e kam bërë kaq të madhe, edhe si shenjë falenderimi për ata që më kanë mbështetur. Dhe për të bashkuar të gjithë familjarët e mi. Kam bashkuar familjen time dhe të Onnos”, tha Greta.

Ndërsa duke folur për të rejat e saj, Greta zbuloi se të shtunën do t’a shohim në ekranin e Top Channel tek “Të Guximshmit”.

“Greta në këtë rrugëtim do jetë prezentë në ‘Të Guximshmit’, do jem pjesë e familjes së madhe ‘E Diell’, çdo të shtunë. Program i moderuar nga unë, Manushi dhe Irini. Ka fokus natyrën, aventurat, trojet shqiptare. Fokusi është që të promovojmë pjesët më të bukura shqiptare si dhe bizneset lokale”.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Mund t’a quajmë fejesë?

Greta: Fejesë jo, se ka qenë një ditëlindje. Por familjet janë takuar se nuk ishin takuar. Jemi të lumtur të gjithë bashkë.

Bieta: Po marrëdhënia jote me vjehrrën?

Greta: Me Jasin, më shumë e kam si një nënë të dytë, si shoqe, se është shumë e re. Nuk mund ta quaj vdjerrë, e dua më shumë si nënë të dytë dhe shoqe.

Bieta: Te ditëlindja ishte dhe te vjehrri, babai i Selin, që ishte një kryefjalë në shtëpinë e BBV.

Greta: Ja ku jemi të gjithë bashkë. Babai është mirë, të gjithë jemi mirë dhe më bëhet qejfi që ka qenë pranë meje.

Bieta: Po ai çfarë të thotë?

Greta: E kam si shok se janë të dy të rinj. Na japin këshilla shumë të mira si dy prindër shembullorë që janë. Gjithmonë kam dëgjuar këshillat e prindërve të mi, tani edhe të prindërve të Onnos.

Bieta: Po marrëdhënia e Onnos me prindërit e tu?

Greta: Është reciproke, jemi gjendur të dy mirë me familjet e njëri tjetrit.

Bieta: Po marrëdhënia jote me Selin është mirë?

Greta: Shumë mirë, jam shumë e lumtur, po për shkak të punës dhe se ajo ka qenë dhe në Kosovë, nuk jemi takuar shpesh. Por dimri na mbledh më shumë se vera.

Bieta: Po Onno dhe Gimbo?

Greta: Flasin për punë me njëri-tjetrin. Por unë nuk ndërhyj duke qenë se nuk jam profesioniste në këtë fushë. Por nëse duan të bëjnë një bashkëpunim jemi shumë të lumtura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion