TMERR – Çifti dënohet me 100 goditje me kamzhik për tradhti bashkëshortore, gruaja...

Bota

TMERR – Çifti dënohet me 100 goditje me kamzhik për

Një çift është dënuar me nga 100 goditje me kamxhik në Banda Aceh të Indonezisë, pasi u shpallën fajtorë për marrëdhënie seksuale jashtë martesës, në një nga rastet më të rënda të zbatimit publik të ligjit të Sheriatit në provincën e Aceh-ut.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, gruaja nuk mundi ta përballonte dhimbjen gjatë ekzekutimit të dënimit dhe u pa duke kërkuar mëshirë përpara se të rrëzohej në tokë. Ajo u ndihmua më pas nga autoritetet për t’u ngritur.

Edhe burri pati probleme gjatë ekzekutimit të dënimit. Pas 60 goditjeve, ndëshkimi u ndërpre përkohësisht për shkak të gjendjes së tij fizike, përpara se të rifillonte dhe të përfundonte me 100 goditje.

Aceh është e vetmja provincë e Indonezisë që zbaton në mënyrë formale ligjin islam të Sheriatit.

Ndëshkimi me kamxhik parashikohet për disa shkelje, përfshirë marrëdhëniet seksuale jashtë martesës, bixhozin dhe konsumimin e alkoolit.

Çifti ishte mes 10 personave të ndëshkuar publikisht atë ditë. Tetë personat e tjerë morën nga 16 deri në 21 goditje, pasi u shpallën fajtorë për përzierje mes burrave dhe grave gjatë një feste ditëlindjeje.

Ekzekutimet publike të këtyre dënimeve në Aceh zhvillohen zakonisht në ambiente të hapura dhe ndiqen nga qytetarë, duke e bërë ndëshkimin jo vetëm fizik, por edhe publik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion