Tensionet dhe përplasjet te Kuvendi, shoqërohen nga policia 25 protestues

Pas disa orësh protestë dhe bllokim të rrugëve, Policia ka shoqëruar 25 persona këtë të enjte.
Protestuesit u përplasën fizikisht me forcat e policisë, pasi tentuan për të disatën herë të afrohen drejt godinës së Kuvendit.
Tubimi u përshkallëzua, ndërsa në një moment dhjetëra qytetarë bllokuan rrugët duke vendosur kazanët e mbeturinave në rrugë.
Sipas gazetarëve që janë në terren protestuesit janë shoqëruar në komisariatin nr.1.
Përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë pati edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku situata u tensionua.
Policia vijoi ndërhyrjen për rivendosjen e qarkullimit në rrugët e bllokuara.
Kujtojmë se ditën e sotme, u zhvillua seanca plenare në orën 10:00 dhe gjithashtu protestuesit, siç edhe parlajmëruan zhvilluan tubimin para Parlamentit, me thirrjet ndaj politikanëve “nuk na përfaqësoni”.


