Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë tështëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.
“Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi.


