“Shumë e zhveshur”, modelja turke nuk lejohet të hipë në avionin amerikan

Showbiz

“Shumë e zhveshur”, modelja turke nuk lejohet të hipë

Një bodybuilder dhe modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas pasi stafi e konsideroi veshjen e saj si shumë të papërshtatshme.  

26-vjeçarja Deniz Saypinar, e cila u zhvendos në SHBA për të shmangur mjediset konservatore në vendlindjen e saj, mbeti në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas/Fort Worth në shtetin amerikan të Teksasit.

“Shumë e zhveshur”, modelja turke nuk lejohet të hipë

E indinjuar, Saypinar ndau me një milion ndjekësit e saj në Instagram këtë histori:

“Ju kurrë nuk do ta besoni atë që më ndodhi në Aeroportin e Teksasit. Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë linjat e mia, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të vesh,”.

Saypinar është një modele e famshme fitnesi dhe sipërmarrëse.  Ajo ka punuar si trainere personal për shtatë vjet, dhe është qytetarja e parë jo amerikane që ka fituar Konkursin Kombëtar të Fitnesit të Bikinit në 2021.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion