Video/ Bombarduesi rus Tu-95MS reklamon mitralozin e frikshëm të bishtit

Bota

Video/ Bombarduesi rus Tu-95MS reklamon mitralozin e frikshëm të
 Në një nga videot e fundit të ministrisë ruse të mbrojtjes tregohet në veprim mitralozi i pasëm i bombarduesit të rangut të largët Tupolev Tu-95MS Bear-H teksa qëllon breshëritë e plumbave 23mm.

Megjithë pamjen e tij disi të vjetëruar Tu-95MS është relativisht më i ri se homologu i tij amerikan B-52H — dhe një nga avionët e rrallë luftarakë të pajisur me mitraloz nga prapa.

Pamjet tregojnë avionët në manovrat e rregullta ku praktikohet lëshimi i raketave ndaj objektivave në Arktik.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, bombarduesi ishte ngritur nga baza ajrore e Saratov, në jugperëndim të Rusisë dhe fluturoi rreth 3000 km, pas një furnizimi në ajër.

Në komente thuhej se bombarduesi në pamje Tu-95MS, ishte ngritur nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët ruse, që është një bazë e rëndësishme strategjike e vendit, me tre skuadronë bombarduesish të tillë.

Tu-95MS është duke kryer një proces modernizimi, por grykat e mitralozit të pasëm mbeten i njëjti dizajn që prej krijimit në vitet 1950.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion