E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur 

Showbiz

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur 


Aktori i njohur për rolet në filmat “Hawaii Five-O” dhe “Laredo”, William Smith”, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Ky lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Joanne Cervelli Smith, ndërsa shkaku i vdekjes akoma nuk është bërë i ditur.

Smith filloi karrierën në Hollywood si një aktor në vitet 40-të, kur familja e tij u transferua në Kaliforninë Jugore, gjithashtu ai ishte një kampion i mundjes me boks dhe i arteve marciale.

Ai luajti Texas Ranger Joe Riley në TV “Laredo” nga viti 1965 deri në vitin 1967, dhe më vonë u bashkua me kastin origjinal të “Hawaii Five-O”, për sezonin e tij të fundit në vitin 1980.
Smith gjithashtu interpretoi në filma të njohur. 

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori i njohur 

Ai luajti një gjeneral në klasiken e kultit 1984 “Agimi i Kuq”, duke folur rusisht rrjedhshëm – e cila ishte vetëm një nga gjashtë gjuhët që ai fliste. Po ashtu, ai luajti dhe në “Conan the Barbarian” i vitit 1982 së bashku me Arnold Schwarzenegger.

Smith u nderua me një çmim për arritjet e jetës nga Akademia e Bodybuilding dhe Fitness, ai u fut në sallën e famës të Bodybuilding në “Muscle Beach Venecia” në vitin 2010.
William ka lënë pas dy fëmijët e tij: William E. Smith III dhe Sherri Anne Cervelli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion