“Është pak i vështirë, nuk është i...”/ Drini Zeqo për Blendi Fevziun: Marrëdhënie e përjetshme...

Showbiz

“Është pak i vështirë, nuk është

Gazetari i njohur, Drini Zeqo, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyet në lidhje me Blendi Fevziun, duke qenë se kanë punuar një kohë të gjatë bashkë

“Çfarë marrëdhënie ke sot me Blendi Fevziun”, e pyeti Sharka dhe Zeqo tha duke qeshur ‘e kam zemër’.

“Jemi shumë miq të mirë. A e di si është marrëdhënia me Blendin? Është e përjetshme. Kur ke punuar mbi 15 vite me një njeri përditë, mëngjes, drekë, darkë, mendoj se ti ke kaluar çdo sfidë të mundshme.

Patjetër që ka pasur dhe ka momentet e veta të ngërçeve, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë, shkojmë shumë mirë. Shkojmë mirë, kemi një marrëdhënie të mirë. Unë sa herë që e marr në telefon, edhe tani po ta marr… Tani jo, se është në Indi, është duke folur për lopët e bekuara dhe ritet fetare që kanë karakteristike andej (qesh). Blendi e ka trajtësuar një pjesë të rëndësishme të karrierës sime.

Puna me “Opinion” ka qenë një punë shumë e rëndësishme dhe e kam shijuar shumë. Kështu që është një marrëdhënie e mirë. Por Blendi është pak i vështirë, nuk është i lehtë…”, tha gazetari i njohur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion