I nxehti përvëlues në Evropë ngrohu edhe detet/ Ja sa shënojnë temperaturat në Mesdhe

Bota

I nxehti përvëlues në Evropë ngrohu edhe detet/ Ja sa

Pas valës së të nxehtit në fund të majit 2026, temperaturat e larta që përfshinë Evropën Perëndimore dhe Qendrore gjatë javës së tretë të qershorit shkaktuan një ngrohje të mëtejshme të deteve përreth.

Të dhënat e Shërbimit europian Detar Copernicus, paraqesin anomali të temperaturës së sipërfaqes së detit më 29 qershor 2026. Ngjyrat e kuqe dhe të kuqe të errët tregojnë zonat ku janë regjistruar temperatura të sipërfaqes së detit mbi mesataren afatgjatë.

Anomalitë më të mëdha arritën rreth 6°C në Mesdheun Perëndimor, veçanërisht në Gjirin e Lionit, në bregdetin jugor të Francës, si edhe në Detin Ligur e Detin Tirren, përgjatë bregdetit perëndimor të Italisë.

Krahasuar me fundin e majit, anomalitë e temperaturës së sipërfaqes së detit u rritën ndjeshëm edhe në pjesën jugore të Detit të Veriut dhe në Detin Baltik.

Në maj u shfaq vala e parë e të nxehtit detar, ndërsa në qershor ditët e gjata me diell e ngrohën edhe më shumë me valën e të nxehtit që vazhdon prej dy javësh.

Vëzhgimet nxorrën në pah se në ujërat e sardënjas temperature e ujit ishte 28 gradë, një vlerë tipike e pikut të gushtit. Sipas të dhënave të Copernicus nëse temperatura mesatare e ajrit, si pasojë e ndryshimeve klimatike, është rritur me 1,4 gradë, uji – i cili thith nxehtësinë më ngadalë – është ngrohur me rreth 0,5 gradë.

Mesdheu, po ngrohet me ritme dyfish më të shpejta se pjesa tjetër e planetit, po shfaq sot vlera jashtë çdo norme. “Parashikohet që ky rekord –të ketë pasoja si mbi kushtet meteorologjike dhe klimën globale, ashtu edhe mbi ekosistemet detare.”

Kur, siç presim të ndodhë nesër, një rrymë e freskët dhe e paqëndrueshme zbret nga Atlantiku dhe ndeshet me një masë ajri shumë të nxehtë dhe të lagësht, krijohen të gjitha kushtet për stuhi të thella dhe të fuqishme. Janë fenomene shumë më intensive sesa stuhitë e zakonshme të vapës, të shoqëruara me reshje shumë të dendura dhe breshër.

Këto gjetje e Shërbimit europian për vëzhgimin e tokës Copernicus, u bënë publike pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), theksoi vetëm pak ditë më parë se Europa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me një ritëm pothuajse dy herë më të lartë se mesatarja globale.

ME TE LEXUARAT