Shoqëria me Michelle Obama komentohet nga amerikanët, reagon George Bush

Ish- presidenti George Bush dhe ish- zonja e parë, Michelle Obama janë miq të parë, dhe ky fakt, ka habitur shumë qytetarët amerikanë. Për këtë situatë, Bush shprehet i “tronditur” nga reagimi i amerikanëve për këtë shoqëri.
Në një intervistë televizive, duke kujtuar një moment me zonjën Obama, Bush rrëfeu më shumë për këtë habi.

“Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë një George Ë. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush. Ndërkohë që bashkëshortja e tj, Laura Bush, shton se mes tyre ishte një miqësi e pastër.


