Shkruajti këngën e Anxhela Peristerit për në Eurovision, Olti Curri: Nuk kam marrë as 200 euro

Opinionisti dhe tekstshkruesi Olti Curri ka dhënë detaje lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Në një intervistë televizive, Olti tregoi se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje lajmeve rreth “Eurovisionit” të këtij viti, kjo për shkak se njerëzit sërish do të kenë paragjykime rreth fituesit.
Gjatë diskutimit se kush do të përfaqësonte një juri më të mirë, ai u shpreh se sido të ishte vendimi, sërish do të kishte ankesa, pasi shqiptarët nuk kursehen me paragjykimet. Gjithashtu, ai zbuloi detaje rreth buxhetit që fshihet pas festivalit të RTSH-së dhe tregoi shumën që kishte fituar për këngën “Karma” nga Anxhela Peristeri.
“Tarifat e shpërblimit të festivalit janë ato që janë… Mund të kem marrë… as 200 euro më duket!”, tha Olti


