Ka edhe kështu! Krokodili në Australi ha peshkaqenin (Foto)

Një krokodil në Australi u filmua kur hëngri një peshkaqen. Ngjarja ka ndodhur në Queensland të Veriut, Australi.

Ky moment është filmuar nga shkencëtari dhe fotografi Mark Ziembicki, 46 vjeç, gjatë një vizite në bregun lindor të Australisë.
“Ndërsa ishim të zënë duke marrë fotografi të një krokodili tjetër, dëgjuam zhurmë rreth njëqind metra larg.” tha Ziembicki.

Sipas tij, reshjet e tepërta të shirave bënë që speciet e ujërave të ëmbla të kalonin në ujërat e kripura bregdetare, duke çuar në “takimin” e dy grabitqarëve. Krokodilët e Nilit, janë zvarranikë të ujërave të ëmbla dhe rrallë janë pikasur në ujëra të kripur.

Ata kanë kafshimin më të fuqishëm në mbretërinë e kafshëve.


