Fjolla Morina vazhdon të injorojë vendimin e gjykatës, kalon natën më romantike me bashkëshortin (Foto)

Netët romantike dhe surprizat nga Fisnik Syla për bashkëshorten e tij, Fjolla Morina, nuk ndalen. Muaji i mjaltit për të dy ata vijon normalisht, edhe pse Fjolla Morina është dënuar me 6 vite në mungesë.
Fisnik Syla ka publikuar në Instagramin e tij surprizën që së fundmi i ka bërë. Biznesmeni i bëri një propozim romantik këngëtares në ishujt magjik, ku dhe vendosën t’i thonin po njëri-tjetrit përgjithmonë.

Shpeshherë, biznesmeni i ka bërë asaj dedikime publike, dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi.

Krahas një fotoje që ka publikuar me Fjollën nga Dubai, Syla ka shkruar se do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së tij pavarësisht çdo gjëje. “Një moment në krahët e mi, përgjithmonë në zemrën time, pa marrë parasysh çfarë!”, është shprehur ai.


