"Shkoja në dhomë qaja"/ Devis Xherahu rrëfen ngjarjen në 2007-ën që nuk dimë rreth jetës së tij!

Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka treguar kompromisin më të madh që është detyruar të bëjë gjatë jetës së tij për karrierën muzikore. Devisi ka rrëfyer se si në vitin 2007 u detyrua t'i qëndrojë besnik kontratës në Greqi edhe pse babai i tij u largua nga jeta.
"Unë jam një çikë rebel dhe kjo dihet edhe nga shoqëria ime e të gjithë. Kompromise mund të bëj në momente që se pret dhe kur ma kërkon kompromisin nuk e bëj dot. Por ka qenë momenti kur është larguar babai në 2007 nga jeta dhe unë në një kontratë që kisha në Greqi duhet të punoja pas një jave.
Ky është kompromisi më i madh që kam bërë me veten, sepse dilja në skenë këndoja dhe shkoja në dhomë qaja.
Ngushëllohesha me faktin që babai më shikonte gjithmonë, ai ka qenë muza ime dhe që unë jam ky që jam sot që të bëhesha artist. Ky ishte kompromisi më i vështirë që më kujtohet tani.”


