Serbët sulmojnë Dua Lipën dhe imazhin e saj tek “Puma”

Showbiz

Serbët sulmojnë Dua Lipën dhe imazhin e saj tek

Dua Lipa teksa korr çdo ditë e më shumë sukses, sigurisht përballet edhe me sulme. Bëhet fjalë për serbët, pasi këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë imazh dhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”. Mësohet se gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.

Në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan: “Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”.

Serbët sulmojnë Dua Lipën dhe imazhin e saj tek

Kompania “Puma” ka marrë vendim sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion