Drogë dhe përndjekje, policia e Tiranës vë në pranga 2 persona

Policia e Tiranës ka bvërë të mundur arrestimin e 2 personave, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar, ka rënë në pranga një 22-vjeçar, i cili u kap me kokainë pas një kontrolli fizik. Ndërkohë ka rënë në pranga edhe një 33-vjeçar, pasi prej kohësh përndiqte një të mitur.
“Forcat “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


