Krokodili kafshon kujdestaren e tij, si i shpëtoi tragjedisë 31-vjeçarja në SHBA (Video)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Utah të SHBA-së, në një kopsht zoologjik. Një video në Instagram tregon sesi krokodili ka kafshuar dorën e kujdestares së tij, ndërkohë që ajo po bënte një demonstrim, gjatë një ditëlindje.
Mësohet se kujdestarja e krokodilit, Lindsay Bull ka reaguar me shpejtësi. E mirëinformuar për këto situata, mësohet se 31-vjeçarja është futur menjëherë në pishinë, për të shmangur tragjedinë. Sipas mediave ndërkombëtare, nëse ajo qëndronte më gjatë aty, krokodili mund ti kafshonte krahun.
View this post on Instagram
Pas kësaj ngjarje, krokodili u fut në kafazin e tij, ndërkohë që e reja u dërgua në spital. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pas 3 ditësh ajo u rikthye në punë.


