Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit: “Falënderoj Zotin që më doli gocë…”/

Showbiz

Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit:

Sara Hoxha ka emocionuar ndjekësit me një rrëfim të veçantë nga periudha e shtatzënisë, teksa është rikthyer në vendin ku, gjashtë vite më parë, organizoi “gender reveal” për vajzën e saj, Poi.

Gjithçka nisi nga një pyetje e një ndjekëseje në rrjetet sociale, e cila e pyeti nëse destinacioni ku po pushon aktualisht është i njëjti ku zbuloi gjininë e foshnjës. Sara e konfirmoi këtë dhe ndau një kujtim plot emocion.

Sara Hoxha rikthehet pas 6 vitesh në vendin ku zbuloi gjininë e Poit:

“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë,” shkroi ajo.

Me këtë rrëfim, Sara Hoxha tregoi se në fillim ishte e bindur se priste një djalë, por sot e kujton me shumë dashuri dhe mirënjohje faktin që u bë nënë e një vajze. Postimi i saj u prit me reagime të shumta pozitive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion