Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës

Aktualitet

Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë në dosje.

Veliaj nuk është i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Gjatë seancës, përmes mbrojtësit ligjor, Ajola Xoxa i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e çështjes dhe pezullimin e shqyrtimit gjyqësor deri në përfundimin e periudhës së përcaktuar në një raport mjekësor që ka paraqitur, pas lindjes së fëmijës.

Sipas kërkesës së depozituar në gjykatë, Xoxa argumenton se dëshiron të jetë personalisht e pranishme në proces për të garantuar një mbrojtje efektive dhe nuk autorizon avokatët që ta përfaqësojnë në mungesë.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vijimin e procesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion