Rasti që po shokon rrjetin/ Refuzoi 2 milionë euro për një numër telefoni, italiani merr deri në 2 mijë telefonata në ditë!

Bota

Rasti që po shokon rrjetin/ Refuzoi 2 milionë euro për një

Një koleksionist italian, i njohur me nofkën “Zoti Sim”, ka tërhequr vëmendjen pasi refuzoi një ofertë prej 2 milionë eurosh për të shitur atë që konsiderohet si një nga numrat më të rrallë të telefonit në botë. Historia e tij u bë publike gjatë një interviste me youtuberin italian Andrea Galeazzi.

Burri, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, është mes moshës 40 dhe 50 vjeç dhe zotëron numrin italian (+39) 333 3333333, i njohur edhe nga Rekordet Guinness si një numër unik për shkak të kombinimit të tij të pazakontë dhe lehtësisë për t’u mbajtur mend.

Sipas tij, numrin e ka në pronësi prej rreth 18 ose 19 vitesh. Pikërisht fama e tij ka bërë që çdo ditë të marrë nga 1.500 deri në 2.000 telefonata.

Ai shpjegon se shumë persona e përdorin këtë kombinim gjatë regjistrimeve në internet, rezervimeve apo formularëve online për të shmangur dhënien e numrit të tyre të vërtetë. Për këtë arsye, ka vendosur që telefonatat nga numra të panjohur të bllokohen automatikisht dhe të kalojnë direkt si të zëna.

Megjithatë, pjesa më e pazakontë e historisë lidhet me ofertën milionëshe që mori nga një person në Dubai për të blerë numrin. “Mu ofruan 2 milionë euro për ta shitur”, tregoi ai, duke shtuar se vendosi ta refuzojë. Sipas koleksionistit, vendimi nuk kishte të bënte me paratë, por me vlerën sentimentale që ka për koleksionin e tij. Ai rrëfeu se edhe bashkëshortja nuk ishte dakord me refuzimin e ofertës, por për të numrat e rrallë janë një pasion dhe nuk mund të vlerësohen vetëm nga ana ekonomike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion