Rrëfehet G-Bani: “Humba shikimin në njërin sy nga kapsolli”

Showbiz

Rrëfehet G-Bani: “Humba shikimin në njërin sy nga

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi.

Ai ka rrëfyer disa prej ngjarjeve të pakëndshme që i kanë ndodhur.

Data 7 janar 1992 është një prej ditëve më të vështira për këngëtarin.

G Bani: Punoja tek kioska, shërbeja aty, kur shkova të merrja vëllanë, ai që po rrinte vëllai më tha ha merre këtë kapsollin, ai kapsolli vinte nga magazinat e metalurgjisë, minierës në Rubik.

Kapsolla ishte e lagur, i pres fitilin nuk funksionon, ndeza një zjarr nuk bëri bam, marr dhe e ngacmoj dhe vetëm dëgjoj një zhurmë, pati një shpërthim, më dëmton syrin e majtë.

Unë e kam parë në ëndërr këtë ndodhi dhe ia thashë babit, humba shikimin tek syri i majtë.

Më dërguan në Rrëshen, pastaj në Tiranë, më bënë operacion me anestezi lokale, unë ndjeja shumë, i mbaj mend gjilpërat, 12-11 vjeç, besoj se truri i njeriut ka veti që traumat t’i fshehë që të ketë mundësi të vazhdojë, hardisku im ka bërë disa herë fshirje se kam përjetuar shumë trauma.

Sot e kësaj dite lexoj komente qorr, miushi tek BBV që më këndonte Qorrin e Lalzit. Syri im është në 50% të shikimit. Prisnim me orë të gjata, misione diplomatike, festare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion