Aksidenti ku humbi jetën fëmija 2-vjecar, policia zbulon detaje të reja, nuk ndodhi në Kamzë

Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën fëmija 2-vjecar, policia zbulon detaje

Policia njoftoi se aksidenti ku humbi jeten femija 2 vjecar mbremjen e sotme, ka ndodhur Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Aksidentoi për vdekje me makinë fëmijën 2-vjecar në Kamzë, arrestohet komshiu

Arrestohet autori i aksidentit tragjik te ndodhur këtë të shtunë në Kamëz.

Një makinë ka përplasur në rrugë një fëmijë 2 vjeç dhe është larguar.

Sipas informacioneve, Kleida Muka, 2-vjeçari është përplasur pranë banesës në Fushë Domje.

Drejtuesi i makinës, Y.M. 57 vjeç, komshi me viktimën ka rënë në prangat e policisë pas ngjarjes tragjike.

Fillimisht të miturin familjarët e kanë dërguar në poliklinikën e Kamzës dhe më pas tek Trauma, atje ku edhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital”, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes së rënde.

Njoftimi: Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

E rëndë në Kamëz, makina godet për vdekje fëmijën 2-vjecar, autori i pa identifikuar

Aksidenti ku humbi jetën fëmija 2-vjecar, policia zbulon detaje

Nje aksident i rende ka ndodhur ne Kamze, ku per pasoje ka humbur jeten nje 2 vjecar.

Policia beri me dije se autori i aksidentit ende nuk eshte identifikuar.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion