Këmisha e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë tërheq vëmendjen, rriten shitjet në SHBA

Bota

Këmisha e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë tërheq

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të diktoje tendencat e modës?

Pasi veshi një këmishë polo Damirli në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt, ditën e përplasjes me Donald Trump, veshja e tij u bë shumë popullore. Këmisha kishte një emblemë të "tryzub", simbolin e Ukrainës.

Ky detaj e bëri të veçantë.

Për këtë veshje, Trump e vlerësoi, duke e ironizuar, ndërsa Zelensky mbrojti zgjedhjen e tij.

“Do të vesh një kostum kur të përfundojë lufta”, tha ai, duke shtuar se mund të zgjedhë diçka më të lirë.

Populli i ka pëlqyer shumë kjo veshje, duke rritur kërkesën për këmishën. Edhe stilistja e markës, Elvira Gasanova, nuk priste që një këmishë polo (me çmim 215 euro) të bëhej kaq popullore.

Ajo është krenare për veshjen që Zelensky e mbajti, duke thënë se ai ka treguar guximin dhe forcën e popullit ukrainas.

Gasanova, e cila ka veshur edhe yje si Kim Kardashian dhe Rita Ora, tha se ndjehet e nderuar që presidenti ukrainas ka zgjedhur produktin e saj.

Ajo gjithashtu përshkroi situatën e luftës, duke thënë se ata po jetojnë çdo ditë me pasiguri, por vazhdojnë të mbështesin ushtrinë dhe presidentin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion