Rozana Radi flet për partnerin: “Ishte vendimi im ta lija të lirë”

Showbiz

Rozana Radi flet për partnerin: “Ishte vendimi im ta lija të

Rozana Radi ndan detaje të jetës private në 'Big Brother VIP Albania': Po luftoj për të bërë nënë dhe e lë partnerin të lirë për të ndjekur ëndrrat e tij.

“Unë nuk e kam takuar partnerin tim kur erdha këtu se janë disa gjëra më madhore se loja, është jeta e partnerit tim.

13 vite dashuri dhe vitet e fundit në kërkesë të një fëmije. E unë nuk dua të marr njeri në qafë.

Nuk jam egoiste dhe nuk mendoj për veten time e them, Rozana luftove dhe po luftoj akoma për t’u bërë nënë.

Unë po ta them tani që e lashë të lirë djalin që ai të mos ndihej keq nesër pasnesër nuk pati një trashëgimtar.

Mua Shpëtimi nuk më ka bërë asgjë përveçse më ka dashuruar gjithë jetën, s’ma ka prishur kurrë. Ka qenë suporti më i madh. Unë e dua aq shumë sa nuk dua ta marr në qafë.

Ai të ketë mundësinë të njohë një vajzë tjetër, të bëhet prind. Këtë e kam bërë për Shpëtimin dhe jo për vete”.

ME TE LEXUARAT