Bamir Topi: Pas zhvillimeve të fundit, morali i PS-së është në pikën më të ulët
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2025, 18:20
Politikë

Ish-Presidenti Bamir Topi, gjatë një interviste televizive, ka komentuar situatën e Partisë Socialiste, duke theksuar se kjo forcë politike ka pësuar goditje të rënda që kanë ndikuar drejtpërdrejt në moralin e saj.
Sipas tij, zhvillimet e fundit kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e PS-së, duke e futur në një krizë të thellë.
Topi vuri në dukje se kjo situatë është pasojë e ngjarjeve të fundit dhe akuzave të ngritura ndaj disa përfaqësuesve të kësaj partie. Ai shtoi se aktualisht, një pjesë e politikanëve të majtë po përpiqen të mbrohen përmes sistemit, duke shmangur përgjegjësinë ligjore.


