Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon Trump: Ai është kaq i keq në atë që bën

Bota

Bastisja e FBI-së në shtëpinë e John Bolton, reagon Trump:

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton.

Presidenti amerikan gjatë një vizite surprizë në Muzeun e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë mohoi të kishte dijeni për aksionin, duke thënë se do të informohet për bastisjen më vonë gjatë ditës, por pranoi se nuk e dinte se po ndodhte derisa u publikua në lajme. Duke e kritikuar ish-ndihmësin e tij si një 'njeri të varfër' dhe 'një djalë jo i zgjuar', Trump tha: “Ai është kaq i keq në atë që bën”.

“Ai nuk flet, është si një person shumë i qetë përveçse në televizion dhe pastaj mund të thotë diçka të keqe për Trump. Ai gjithmonë do ta bëjë këtë. Por ai nuk flet, është shumë i qetë”, u tha Trump gazetarëve.

Sakaq, bëhet me dije se Trump do të bëjë një njoftim me rëndësi nga Zyra Ovale më vonë gjatë ditës. Tema e fjalimit nuk është zbuluar, por mendohet se mund të ketë lidhje me aksionin e agjentëve të FBI-së dhe kontrollin e tyre në shtëpinë e Boltonit në zonën e Uashingtonit, e cila thuhet se lidhet me një hetim mbi përdorimin e tij të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara në vitin 2020.

Bolton, i cili shërbeu si Këshilltari i Sigurisë për Presidentin Donald Trump nga prilli 2018 deri në shtator 2019, ka qenë në kundërshtim me Presidentin që kur u nda nga administrata e parë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion