Rita Ora edhe pse larg, uron Vjosa Osmanin për postin si presidente

Vjosa Osmanin si presidente e kanë mirëpritur të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e Kosovës që po korrin sukses nëpër botë. Edhe pse jo banues në Kosovë, nuk ka munguar reagimi i këngëtares Rita Ora. Këngëtarja së fundmi me një Instastory, ka uruar Osmanin për postin e saj si presidente.
“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita përkrah fotos së Vjosës.

Jo vetëm Rita, Osmani ka marrë urim edhe nga Gashi, duke u shprehur krenar për presidenten e re të Kosovës. “Vjosa Osmani përgëzime, shumë krenar me ty”.

Dhe Era Istrefi gjithashtu është shprehur se “E ardhmja do të jetë e ndritur. Urime për Kosovën. Nuk mund të jem më krenare”. Kujtojmë që Vjosa është gruaja e dytë që mori drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës.


