Covid-19 rëndon situatën në Indi, 100 mijë raste të reja brenda një dite

Bota

Covid-19 rëndon situatën në Indi, 100 mijë raste të

Mbi 100 mijë të infektuar janë raportuar në Indi, brenda një dite, duke alarmuar vendin. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetën 478 vdekje të reja, duke e çuar bilancin total në 165,101. Ndërkohë që India mban akoma vendin e tretë, për rastet e Covid-19 në botë, pas SHBA dhe Brazil.

Mediat shkruajnë se rastet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur u regjistrua fillimisht një rënië në nën 9,000 të infektuar pasi arritën pikun në pothuajse 100,000 raste në ditë, në Shtator.

Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të vendosë një bllokim fundjave dhe shtetrrethim natën për 110 milionë banorë në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën. Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendoset një shtetrrethim natën, mbledhjet e më shumë se katër personave do të ndalohen dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të mbyllen.

ME TE LEXUARAT