Larg Ledianës dhe “Përputhen”, Mevlani gjen qetësi në fshatin e tij në Kavajë (Foto)
Lajmifundit
/
5 April 2021, 10:29
Showbiz

Mevlan Shaba, një nga konkurrentët më të përfolur në “Përputhen” është në mes të një drame të madhe. Edhe pse bashkë me Ledianën janë deklaruar për njëri-tjetrin, ai po përballet me akuzat se po shtiret, njësoj si Andi me Tean.
Shumë aktiv në rrjetet sociale, ai ka treguar së fundmi se është larguar nga dramat dhe atmosfera e famës që Përputhen i ka dhënë. Ai ka postuar një foto nga Kavaja, qyteti i tij i lindjes.

Pamja pas Mevlanit është natyrë, që tregon se ai vërtetë po relaksohet. Ai ka shkruar "Në vendlindje", shoqëruar edhe me një zemër.


