Rihanna surprizon në Met Gala, zbulon shtatëzaninë! Këngëtarja në pritje të fëmijës së tretë!

Showbiz

Rihanna surprizon në Met Gala, zbulon shtatëzaninë!

Rihanna ka konfirmuar se familja e saj po zgjerohet sërish! Këngëtarja ikonë e hitit Love on the Brain, e cila tashmë është nënë e dy djemve me partnerin e saj A$AP Rocky, zbuloi shtatzëninë e saj të tretë në mënyrën më Rihanna-ske të mundshme në tapetin e kuq të Met Gala 2025 në New York.

Fotografi i saj, Miles Diggs, publikoi një imazh të artistes nën shi, ku barku i rrumbullakosur dallohej qartë, duke i paraprirë daljes së saj publike.

Ylli 37-vjeçar ndriçoi mbrëmjen, duke konfirmuar se një tjetër anëtar i vogël po vjen në rrugë për të bashkuar familjen e famshme.

Në një intervistë për Page Six, Rihanna kishte rrëfyer se marrëdhënia me A$AP Rocky është thelluar më shumë që kur janë bërë prindër. “E dua ndryshe si baba. Është e jashtëzakonshme. Është kaq i duruar, plot dashuri dhe fëmijët tanë janë të fiksuar pas tij,” tha ajo.

Nga debutimi i shtatzënisë në Super Bowl 2023 e deri te ky moment në Met Gala, Rihanna vazhdon të thyejë çdo rregull e të jetojë mëmësinë me stil, guxim dhe dashuri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion