Putin shpallet burri më seksi i Rusisë

Showbiz

Putin shpallet burri më seksi i Rusisë

Presidenti Vladimir Putin është zgjedhur si burri më seksi i Rusisë.
Sondazhi përfshiu 1,000 burra dhe 1,000 gra në më shumë se 300 qytete ruse midis 22 marsit dhe 1 prillit.

 Lideri i Kremlinit u votua nga 18% e burrave dhe 17% e grave duke u bërë kështu I vetmi në listë që arriti shifra dyshifrore në sondazhin e SuperJob . “Rusët ende e quajnë Vladimir Putinin më tërheqësin nga njerëzit e famshëm në vend. Në këtë fushë as aktorët, as atletët, as politikanë të tjerë nuk mund të garojnë me të.”, shkruhet në faqen zyrtare.

Putin shpallet burri më seksi i Rusisë

Udhëheqësi mbajti një epërsi të ndjeshme me aktorët Dmitry Nagiyev, Danila Kozlovsky dhe Konstantin Khabensky, me vetëm 2-3 përqind të të anketuarve që i konsideronin ata më tërheqës.
Rezultatet u botuan vetëm disa ditë pasi vendi miratoi një ligj që lejon Putinin të qëndrojë në pushtet si president deri në 2036.  

ME TE LEXUARAT