Sherri në qendrën tregtare, arrestohet reperi i njohur shqiptar

Kosovë&Rajon

Sherri në qendrën tregtare, arrestohet reperi i njohur shqiptar


Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Dibran Hoxhën i njohur si “King Kobra”, pas një mosmarrëveshje të mëparshme. Personat janë rrahur në mes vete në qendrën tregtare “Abi Qarshia”, ku një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë se Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku njërit nga të dyshuarit në rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal të Prizrenit.

Sherri në qendrën tregtare, arrestohet reperi i njohur shqiptar
“Rreth orës 21:35 min. informohet se në një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësitë e tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar. Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme mes tyre, një i dyshuar  ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe u goditën, ku njeri nga ta pësoi lëndime trupore.

Të dyshuarit e përfshirë në sherr i është ofruar ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal në Prizren, ku sipas raportit mjekësor ka lëndime të rënda trupore. Në lidhje me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit të ndalohen. Rasti është nën hetim.”

ME TE LEXUARAT