Përfundon raundi i dytë i votimit për Presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani dështon sërish

Kosovë&Rajon

Përfundon raundi i dytë i votimit për Presidentin e Kosovës,

Kandidatja Vjosa Osmani, ka marrë katër vota të pavlefshme deri më tani dhe me shumë mundësi, do të kalohet në raudnin e tretë. Në këtë raund, mori 2 vota edhe Nasuf Bejtja, kandidati tjetër për President, i cili në raundin e parë nuk mori asnjë votë.

Në sallë u paraqitën 84 deputetë. Gjatë seancës së sotme u paraqitën Adem Hoxha dhe Fadil Gashi, të cilët dje kishin munguar në seancë.

“Kemi kuorum për të proceduar, meqë kemi në sallë 84 deputetë”, tha kryeparlamentari Konjufuca, i cili më pas nisi të thërriste me radhë emrat e deputetëve për të votuar.

Të pranishëm në seancë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës, kabineti Qeveritar bashkë me kryeministrin Kurti, si dhe kandidatja për presidete, Vjosa Osmani.

E pranishme ishte edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e cila pas përjashtimit nga partia, do të jetë deputete e pavarur.

ME TE LEXUARAT