Provokuese në rrjetet sociale por e turpshme në “Për’puthen”, cila është loja e Ledianës (Foto)

Lediana është larguar nga “Për’puthen” dhe shkak është bërë presioni që ajo ka marrë në emision. Në puntatën e fundit kur ajo ishte e pranishme, Lediana u përball me moderatoren, lidhur me refuzimin e saj për takim romantik me Mevlanin. Ajo tha se familja e saj nuk është shumë dakord për veprimet që mund të bëhen publike në television, duke sjellë kështu përçarje mes saj dhe Mevlanit.
Ndërkohë, Mevlani u shpreh në një puntatë pas kësaj, ku Lediana nuk ishte e pranishme, se nuk e kupton sjelljen e saj. Mevlani kujton se Lediana ka bërë foto në jakuzi, por ka problem një takim romantik, që në thelb nuk ka momente intime mes çiftit.

Së fundmi, Lediana ka publikuar në Instagramin e saj për fitness një foto ku tregon punën e saj që ka bërë me trupin. Ajo tregon të pasmet e saj, duke provokuar fansat. Kjo e bën Ledianën të bie ndesh me fjalët e saj… Cila është loja e saj?


