Mutacioni indian i Covid-19 ka vënë në rrezik botën, OBSH: Është identifikuar në 44 vende

Bota

Mutacioni indian i Covid-19 ka vënë në rrezik botën, OBSH:

OBSH ka ardhur me një deklaratë, lidhur me situatën e Covid-19 në botë, duke ndalur tek mutacioni indian. Sipas OBSH, ky variant është identifikuar në 44 vende të botës, ku pas Indisë, numri më i lartë i infektimeve, është raportuar në Brazil. OBSH e sheh këtë si shqetësim global, duke theksuar se këtë mutacion e sheh si një nga arsyet e shpërthimit të rasteve në Indi.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky është mutacioni i katërt më i zakonshëm për shqetësime ndërkombëtare, pas Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut. Këto lloje janë më të rrezikshëm se forma origjinale koronavirusit, pasi ato janë shumë më ngjitëse, vdekjeprurëse dhe rezistente ndaj disa vaksinave.

Ndërkohë, shifrat zyrtare kanë treguar se rreth 4,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të COVID-19 në Indi, ku numri i të vdekurve nga pandemia tani do të kalojë 250,000 .

ME TE LEXUARAT