Princi William uron ditëlindjen Kate Middleton: Për gruan dhe mamanë më të pabesueshme
Me anë të një postimi në platformën X Princi i Uellsit, William, i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Kate Middleton, që mbush 43 vjeç, duke u shprehur se e vlerëson për forcën dhe guximin e saj gjatë vitit të kaluar.
Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai shkroi: “Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”
Pas një perjudhe të vështirë gjatë së cilës Princesha e Uellsit është përballur me diagnozën e kancerit dhe u trajtua me kimioterapi, ajo është rikthyer në detyrat e saj mbretërore.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në shenjë mbështetjeje dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë, Kensington Palace shpërndau mesazhin personal të William, së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor gjatë verës së kaluar.