Zjarri shkatërron lagjen e Hollivudit, VIP-at në lot, pamjet e vilave miliona dollarëshe të shkrumbuara

Bota

Zjarri shkatërron lagjen e Hollivudit, VIP-at në lot, pamjet e vilave

Zjarri shkatërrimtar në Kaliforni nuk ka kursyer as lagjen ku jetonin disa nga yjet e njohur të Hollivudit.

Numri i të vdekurve nga zjarri apokaliptik ka arritur tashmë pesë, ndërsa zjarrfikësit ende luftojnë me kushtet e ferrit në vijën e parë në të paktën pesë vatra të ndryshme.

Shtëpitë e aktorëve Anthony Hopkins, John Goodman dhe Miles Teller janë ndër më të shkatërruarat, ndërsa dhjetëra yje të tjerë janë në ankth dhe po ‘luftojnë’ për të shpëtuar shtëpitë e tyre ose sendet me vlerë brenda banesave.

Duket se zjarri po del jashtë kontrollit, ndërsa të famshmit po humbasin vilat e tyre miliona dollarëshe.

Shtëpia e aktorit të dashur John Goodman u përpi nga zjarret. Nga vila duken vetëm rrënojat dhe pishina e tij e cila ka mbetur e mbushur me ujë të ndotur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion