Këngëtare, moderatore dhe së shpejti prezantuese, Aurela Gaçe me një program televiziv

Mesaduket këngëtaren e njohur Aurela Gace së shpejti do ta shohim në ekranet e shtëpive tona si prezantuese e një projekti të ri.
Projekti do të titullohet 'AG Show", dhe do të nisë së shpejti në ekranin e Top Channel, nën moderimin e Aurela Gaçe.
Këngëtraja e ftuar ditën e sotme në Top Albania Radio ka zbuluar se do të jetë një program ku nuk do të ketë vetëm muzikë, por edhe pak aktrim dhe humor.
“Shumë shpejt, ndoshta në fund të shkurtit do të fillojë. “AG Show” është një lloj formati me të cilin unë kam disa vite që paraqitem para publikut në ‘live’-t, koncertet dhe shfaqjet e mia. Në këtë rast do të ketë diçka më shumë se sa thjesht muzikë. Është një format që nuk shpjegohet me fjalë por duhet parë. Duhet shijuar”- është shprehur Aurela.
Artistja tregoi se ajo do të jetë prezantuesja e këtij projekti.
"Tanimë njerëzit e kanë parasysh që Aurela jo vetëm këndon. Unë jam shfaqur në publik qysh në rininë time të hershme. Jam shfaqur jo vetëm si këngëtare, e kam ngacmuar edhe pak aktoren dhe moderatoren.
Kush më ka parë live në programet që unë bëj e dinë shumë mirë që unë jo vetëm këndoj, por edhe ngacmoj edhe aktroj, bëj humor edhe më pëlqen të mos e mbyll veten time në një kuadrat. E kam shfaqur këtë gjë nga pak." ka shtuar ajo më tej.