Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot e para familjare, me djalin e tyre Aleksandër (FOTO)

Showbiz

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot e para familjare, me djalin

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bërë prindër të një djali një muaj më parë. Vogëlushi është pagëzuar me emrin Aleksandër, duke sjellë gëzim në familjen e tyre.

Çifti ka ndarë së fundmi me ndjekësit portretin e tyre familjar, duke publikuar fotografi të ëmbla krah djalit të tyre. Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me një ceremoni private.

Për Princ Lekën, Aleksandër është fëmija i dytë. Ai është gjithashtu baba i Geraldinës, vajzës nga martesa e tij e parë me Elia Zaharian, 43 vjeçe.Martesa e Princ Lekës dhe Elias u zgjidh zyrtarisht në prill të vitit 2024. Pas ndarjes, marrëdhënia mes tyre u shoqërua me përplasje familjare, të cilat morën vëmendje të gjerë mediatike.

Ardhja në jetë e Aleksandrit shënon një kapitull të ri për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin, të cilët tashmë po shijojnë jetën e tyre si prindër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion