Aksident në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën drejtuesi (EMRI)

Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 62-vjeçari në aksin rrugor Fushë Krujë-Borizanë.

Burime për Mediat bëjnë të ditur se automjeti i drejtuar nga 62-vjeçari Vath Leka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, duke rënë në pas në kanal.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën drejtuesi i mjetit, 62-vjeçari Vath Leka, ndërkohë që Policia dhe ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion