Plane me moderatoren Grida Duma për kurorëzim? Çfarë thotë Ervin Salianji!

Showbiz

Plane me moderatoren Grida Duma për kurorëzim? Çfarë

Ervin Salianji ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së dhe moderatoren Grida Duma.

Salianj përmend mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë periudhës kur ishte në burg: “Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg."

Ai iu referua gjithashtu frazës së tij që u bë virale:“Kënaqësia ime e përjetshme.”, kur ishte i ftuar tek emisioni i Gridës pak ditë më parë.

“Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur", tha ai.

Pyetjes nëse kanë në plan për kurorëzim, Salianji iu përgjigj: "Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik", tha Salianji në Dekalog.

ME TE LEXUARAT