Përplasja me Milaim Zekën në emisionin e shkuar, Olta Gixhari nuk shkon si opinioniste te Big Brother

Showbiz

Përplasja me Milaim Zekën në emisionin e shkuar, Olta Gixhari nuk

Olta Gixhari, një nga opinionistet më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, ka njoftuar mungesën e saj në emisionin e sotëm për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo, e cila shpesh prodhon debate të forta dhe analiza të drejtpërdrejta që ndajnë publikun, nuk do të jetë në studio këtë mbrëmje. Një gjë e tillë ndodhi në puntatën e fundit, kur ajo debatoi me homologun, Milaim Zeka për shkak të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me një nga banoret në shtëpi.

Në Instagramin e vet, Olta ka ndarë gjendjen e saj duke shkruar: “Jam me temperaturë, prandaj nuk munda. Po i ndjek kolegët.”

Kjo mungesë e saj është ndier nga publiku dhe fansat që e konsiderojnë atë një nga zërat më të spikatur në panelin e opinionistëve. Me siguri, në rrjetet sociale janë shumë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe e presin me padurim rikthimin e saj në ekran.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion