Vlerësimi i Dumanit nga DASH/ Ngjela: Nder i madh për Shqipërinë

Politikë

Vlerësimi i Dumanit nga DASH/ Ngjela: Nder i madh për

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për vlerësimin e Altin Dumanit nga DASH, si një ndër 10 kampionët globalë të luftës ndaj korrupsionit.

Ngjela shkruan në rrjetet sociale se ky vlerësim i Dumanit është gjithashtu një nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai deklaron se është një vlerësim i madh edhe për të ardhmen në rrugën e pastrimit të korrupsionit shtetëror.

“Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i dha sot prokurorit Altin Dumani çmimin: Kampion në Luftë Kundër Korrupsionit.

Një nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku ata janë.

Ky ështe një vlerësim i madh për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pastrimit të korrupsionit shtetëror”, thekson avokati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion